Një ndeshje ditën e premte hap siparin e xhiros së 18 në Ligën e Parë. Kryendeshja e Grupit A në mes Feronikelit ‘74 dhe Istogut, zhvillohet këtë të premte nga ora 13:00 në “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Kjo sfidë njëashtu i takon edhe fundit të fazës së dytë të Ligës së Parë, kurse kjo përballje mund të jetë edhe përcakëtuese për të zgjedhur shumë engima në vazhdimësinë e sezonit, shkruan Gazeta Arena.
Industrialistët si vendas mëtojnë fitoren për tu arratisuar në 8+ nga Istogu, ndryshe mysafirët kërkojnë të zbehin diferencën në 2+. Feronikeli 74 aktualisht ndodhet në vendin e parë me 34 pikë, ndërsa Istogu zë vendin e tretë me 29 sosh./GA