• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit
  • Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës
  • Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv
  • Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë
  • Idrizi justifikon humbjen e thellë: Kemi pasur gjashtë mungesa!
  • Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë
  • Superliga vjen me dy super duele, vëmendja në Gjilan
  • Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Futbolli vendor»Ministria u përgjigjet klubeve të kryesuara nga Batatina: Ministri s’ka të bëjë me licencim të FFK-së, komisioni po e shqyrton aplikacionin
Futbolli vendor

Ministria u përgjigjet klubeve të kryesuara nga Batatina: Ministri s’ka të bëjë me licencim të FFK-së, komisioni po e shqyrton aplikacionin

By R.JMarch 28, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Ministria e Sportit iu është përgjigjur disa klubeve të futbollit të cilat sot e zhvilluan një takim pas të cilit thanë se kërkojnë takim me ministrin Hajrulla Çeku për t’ia kërkuar licencën për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Në të kundërtën, ata paralajmëruan edhe protesta para Ministrisë së Sportit, nëse ky dikaster qeveritar nuk e licencon FFK-në deri më 31 mars kur edhe mbyllet viti fiskal.

Që një kohë të gjatë FFK-ja nuk ia ka dalë të licencohet pasi nuk i ka përmbushur kriteret që i kërkon ky proces, shkruan Gazeta Express.

Komisioni për licencimin e federatave pranë Ministrisë së Sportit është duke e shqyrtuar aplikimin e fundit të FFK-së, pasi aplikacionet e kaluara janë kthyer mbrapsht me shumë vërejtje.

Ndërsa tani, më 31 mars mbyllet viti fiskal dhe klubet dhe federata rrezikojnë të hasin në një krizë të madhe financiare për shkak se nuk po mund të përfitojnë benefite nga Ligji i Sponzorizimit, shkaku i moslicencimit të FFK-së.

Iniciativën e klubeve për takim me ministrin e ka marrë trajneri i Llapit, Tahir Batatina bashkë me krerët e Trepçës dhe 2 Korrikut, Avni Haxhiun dhe Shaban Bahollin – që të tre të njohur në komunitetin e futbollit si njerëz të afërt dhe përkrahës të mëdhenj të Agim Ademit.

Ministria e Sportit i tha Gazetës Express sot se ministr Hajrulla Çeku nuk është adresë e saktë për këto klube.

“Ju informojmë që procesi i licensimit të federatave bëhet nga Komisioni vlerësues për licencimin e federatave sportive dhe nuk bie në përgjegjësinë e ministrit. Komisioni janë duke e shqyrtuar dosjen e FFK dhe sapo të jenë të gatshëm do të japin rekomandimet e tyre”, deklaroi Ministria e Sportit për Gazetën Express.

Në takimin e sotëm prezentë kanë qenë rreth 15 persona nga klubet e futbollit, por ka spikatur mungesa e madhe e klubeve të Superligës.

Shumë nga to nuk janë përgjigjur dhe nuk dëshirojnë t’u përgjigjen ftesave të kësaj treshe – Tahir Batatina, Avni Haxhiu dhe Shaban Baholli, pasi dyshojnë mbi kredibilitetin e tyre për të inicuar nisma të tilla.

Në një kohë kur FFK-së i duhej në procesin e licencimit, një tronditje tjetër në shtëpinë e futbollit ndodhi në javën që shkoi, kur Njësia e Krimeve Ekonomike nisi procedurat ndaj drejtuesve të saj.

Kryetari Agim Ademi tashmë është në arrest shtëpiak, pasi ka dyshime të bazuara ndaj tij për keqpërdorim të parasë së FFK-së dhe shmangie tatimi.

Ky problem iu shfaq Agim Ademit vetëm pak ditë pasi ishte liruar nga një aktakuzë e vjetër.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023

Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës

April 21, 2023
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023

Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë

April 23, 2023
TË TJERA

Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë

April 23, 2023

Juan Mata e çon në qiell Rashicën: Urime njeri-raketë

April 19, 2023

Ndodhë në futbollin anglez, 20 minuta skuadrat e zhagisin ndeshjen, sepse iu konvenonte rezultati

April 19, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.