Vedat Muriqi po vazhdon ta shijojë tej mase fitoren që Mallorca arriti me rezultat 1-0 kundër Real Madridit.
Sulmuesi kosovar është duke e shijuar triumfin ndaj kampionëve në fuqi të Spanjës. Ai ishte një “luan” i vërtetë në fushë dhe u shpall futbollisti më i mirë në fushë, përcjell Futbollikosovar.net.
Në Twitter ai bëri një postim duke treguar se skuadra e tij asnjëherë nuk dorëzohet pavarësisht kundërshtarit e kurrsesi në terrenin vendas.
“Këtu është shtëpia jonë. Këtu vlejnë vetëm rregullat tona”, ka shkruar Muriqi në profilin e tij në Twitter.
¡Esta es nuestra casa! Aquí, valen nuestras reglas! pic.twitter.com/pDBWZvNA3Y
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) February 5, 2023