• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit
  • Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës
  • Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv
  • Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë
  • Idrizi justifikon humbjen e thellë: Kemi pasur gjashtë mungesa!
  • Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë
  • Superliga vjen me dy super duele, vëmendja në Gjilan
  • Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Futbolli vendor»Muharrem Sahiti flet për intervistimin e tij nga Policia rreth një veture të FFK-së
Futbolli vendor

Muharrem Sahiti flet për intervistimin e tij nga Policia rreth një veture të FFK-së

By FFKApril 7, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Ditëve të fundit, Muharrem Sahiti ka qenë në qendër të vëmendjes pas njoftimit të Policisë së Kosovës për intervistimin e tij dhe të tre zyrtarëve të tjerë të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Policia e Kosovës njoftoi se pas hetimeve të bëra, Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë e kishte sekuestruar një veturë, e cila ishte blerë nga Federata e Futbollit, por që në ndërkohë kishte kaluar në pronësi të Muharrem Sahitit, i cili e mban postin e drejtorit të Kombëtares së Kosovës pranë FFK-së.

Ish-futbollisti i famshëm kosovar, Muharrem Sahiti, tri ditë pas intervistimit nga Policia, ka pranuar të flasë ekskluzivisht për “Gazetën Express”, në përpjekje për ta sqaruar gjithë situatën e kësaj veture që u bë shumë mediatike në vendin tonë.

Drejtori i Kombëtares së Kosovës thotë se veturën në fjalë e mban veç në shfrytëzim dhe se nuk është e tija personale.

“Vetura që po përmendet është aset i Federatës, unë e kam në shfrytëzim për aq sa kam kontratë unë me FFK-në. Ka qenë kërkesë e imja që vetura të regjistrohet në emrin tim dhe këtë e kam bërë shkaku i udhëtimeve të shpeshta që i kam jashtë vendit. Kjo është krejt ajo, nuk ka diçka tjetër”, thekson fillimisht Sahiti për “Express”.

Ish-ndihmës selektori i Kosovës tutje thotë se ndihet plotësisht i pastër dhe tregon se vetura i është kthyer pasi fillimisht ishte sekuestruar nga Policia.

Ai ia lë në dorë drejtësisë këtë punë, të cilën thotë se e kanë nisur disa njerëz, kushedi se me çfarë qëllimi, të cilët e kanë paraqitur rastin në polici.

“Unë ndihem plotësisht i pastër, natyrisht. S’kam bërë asgjë të parregullt. Tek e fundit, le t’ia lëmë këtë punë në dorë Prokurorisë dhe Policisë, ato le ta thonë fjalën e fundit. Veturën e kam unë në pronësi ende”, shton Sahiti.

Sahiti, dikur futbollist i njohur dhe trajner, insiston se karriera e tij e pasur dhe personaliteti që e ka, nuk ia lejojnë kurrë që ta bëjë ndonjë veprim të kundërligjshëm, derisa thotë se gjithmonë ka punuar me nder dhe me qëllim të avancimit të futbollit kosovar, të cilin e kishte ndihmuar edhe në kohërat më të vështira.

57-vjeçari njihet si bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, i cili po mbahet për një muaj në arrest shtëpiak me akuzat për “keqpërdorim të besimit” dhe për “shmangie nga tatimi”.

Në vazhdën e thirrjes për intervistim të zyrtarëve të Federatës së Futbollit, e cila ka përfunduar nën “llupën” e Njësitit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës, në këtë fillim-jave u thirr edhe Muharrem Sahiti, së bashku me tre zyrtarë të tjerë të profilit të lartë të FFK-së, shkruan “Gazeta Express”.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës për këtë rast thuhej:

“Personat e dyshuar, dyshohet se kanë keqpërdor autorizimet e tyre me qëllim që personit të huaj t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke e lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture. Andaj si rezultat i hetimeve të realizuara nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, dyshohet se vetura e lartcekur në mënyrë të kundërligjshme është përvetësuar dhe regjistruar në emër të personit privat në FKK, andaj e njëjta është sekuestruar”, thuhet mes tjerash në njoftim.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023

Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës

April 21, 2023
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023

Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë

April 23, 2023
TË TJERA

Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë

April 23, 2023

Juan Mata e çon në qiell Rashicën: Urime njeri-raketë

April 19, 2023

Ndodhë në futbollin anglez, 20 minuta skuadrat e zhagisin ndeshjen, sepse iu konvenonte rezultati

April 19, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.