Arbnor Muja është prurja më e re e kombëtares së Kosovës.
Futbollisti i Antwerp ka shkëlqyer me skuadrën belge që nga kalimi prej Dritës, ndërsa tani ka marrë dritën e gjelbër nga përzgjedhësi Giresse.
Futbollikosovar.net ka mësuar ekskluzivisht se ai ka pranuar ftesën për grumbullimin e Marsit.
Burime pranë lojtarit i kanë thënë Futbollitkosovar.net që ai tashmë ka në dorë zarfin e bardhë.
Tutje gazeta mëson se nuk përjashtohen as prurje të tjera, në veçanti nga Gjermania.
Kujtojmë se Kosova në këtë muaj do të ndeshet me Izraelin e Andorrën në kuadër të kualifikimeve të rregullta për EURO2024.