Ardian Muja ka kontribuar në fitoren e thellë të Antwerpit në elitën belge. Antwerpi të dielën fitoi 5:0 ndaj Mechelenit, në kuadër të xhiros së 28-të.
Pas pasimit të kosovarit, Antwerpi shënoi golin e dytë. Muja, që më herët këtë javë u kthye nga lëndimi, ka luajtur deri në minutën e 72-të.
Antwerpi është i dyti me 57 pikë. Ka mbetur dhjetë pikë prapa Genkut./koha