Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka theksuar se humbja nga Malisheva është e dhimbshme, por ka përgëzuar lojtarët për angazhimin.
“Pësuam golin e parë me gabim individual. Në pjesën e dytë, kur u desh të kthehemi në lojë, marrim karton të kuq. I përgëzoj lojtarët për luftën dhe angazhimin, por është humbje e dhimbshme. Malisheva fitoi me meritë. Sot pësuam nga gabimi individual, më herët kemi pësuar prej disa gjërave tjera.”
“Në pjesën e dytë patëm raste dhe shënuam golin. Më shumë raste patëm me 10-të lojtarë sesa me 11-të. Ndoshta ka ardhur në shprehje edhe lodhja e lojtarëve. Kemi luajtur në vikend e në mesjavë. Më vjen keq për këtë humbje”, deklaroi Munishi. /Koha