Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Ismet Munishi.
Klubi nga kryeqyteti, FC Prishtina ka njoftuar se kanë vendosur të shkarkojnë Ismet Munishin nga posti i trajnerit të klubit, shkruan GazetaBlic Sport.
Munishi ka bërë reagimin e parë pas shkarkimit me anë të një komenti në rrjetin social, Facebook.
Ai ka theksuar sërish se mbi Prishtinën është vetëm qielli, ‘moto’ kjo e tifozëve “Plisat”.
“Faleminderit shumë Kushtrim Sopa, zemra e Prishtinës. Shumë suksese në luftën e madhe. Mbi Prishtinën vetëm qielli”, ka komentuar ai në profilin e zyrtarit të klubit nga kryeqyteti, i cili e falënderoi trajnerin për kontributin.