Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi përmes rrjeteve sociale ka reaguar për ndeshjen e sotshme që ‘Dardanët’ luajnë ndaj Izraelit për para-kualifikim në Euro 2024.
Muriqi thotë se tani është koha që të fokusohemi në ndeshje, shkruan Lajmi.net
“Tani është koha për t’u fokusuar. Hajde Kosovë”, ka shkruar në rrjetet sociale sulmuesi i Mallorca-s.
Tani është koha për t’u fokusuar. Hajde Kosov! 🇽🇰 pic.twitter.com/1EqnaxL4zd
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) March 25, 2023
Kujtojmë që Muriqi pritet të jetë në formacionin startues për ndeshjen ndaj Izraelit që zhvillohet sot nga ora 18:00 në Tel Aviv.