Skuadra e St.Pauli ka shënuar fitore në xhiron e 23-të në Bundesliga 2. ndaj Paderbornit me rezultatin 2 me 1.
Në minutën e 51’të, Florent Muslija ‘detyroi’ futbollistin kundërshtar, Mets të shënonte autogol, pasi goditjen e tij nuk arriti ta ndalonte portieri dhe më pas topi shkoi në këmbët e mbrojtësit, shkruan Lajmi.net
Muslija u inkuadrua në lojë menjëherë në pjesën e dytë, por ai humbi derbin ndaj dy lojtarëve tjerë kosovarë, Betim Fazliji dhe Leart Paqarada.
Me këtë fitore, St. Pauli shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e 7-të, kurse Paderborni mbetët me 39 pikë në vendin e 4-të.