Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në derbin holandez, Ajax – Feynoord.
Gjatë përshëndetjes tradicionale të kapitenëve dhe gjyqtarëve para fillimit të ndeshjes, në qendër ishin Dushan Tadic në njërën anë dhe Orkun Kokcu në anën tjetër.
Përfaqësuesi turk vendosi të mos i jepte dorën serbit, madje as që donte ta shikonte në sy.
Mediat holandeze zbuluan se arsyeja ishte se Tadic refuzoi të mbante shiritin e kapitenit muajin e kaluar në mbështetje të viktimave të tërmetit në Turqi, transmeton lajmi.net.
E gjithë skuadra e Ajaxit më pas veshën fanella mbështetëse dhe madje dhuruan para nga shitja e fanellave, por kjo nuk mjaftoi për Kokcun.
Përfaqësuesi serb ka pritur për disa minuta që turku t’i shtrëngojë dorën dhe kur ka kuptuar se ai nuk e dëshiron, është larguar.