Forma e mirë e lojtarëve po lumturon trajnerin Alain Giresse, dhe njëri prej tyre që gjendet në listën e Kosovës, është Arbnor Muja.
Muja po kalon në një formë të mirë me Antwerpin në Belgjikë, dhe kjo ka rritur edhe vlerën e tij në treg. Sipas sajtit për merkato “Transfermarket” vlera e anësorit është rritur për 1.1 milionë me shumë, që nga koha kur u transferua të klubi belg nga Drita.
Anësori mitrovicas atë kohë kishte vlerën 400 mijë, derisa tani vlera e tij në treg kap 1.5 milionë euro.