Në futbollin kosovar, vitet e fundit kanë dalë shumë talenta, të cilët sot luajnë në klube të ndryshme evropiane.
IndeksOnline duke vëzhguar mbi klubet kosovare, ka hasur në një portier shumë të talentuar i cili është pjesë e klubit futbollistik Ramiz Sadiku.
Bëhët fjalë për të riun Lenars (Arsim) Namani, i lindur më 07.06.2008, i cili është është pjesë e skuadrës U15A, por talenti i tij ka bërë që ai tash e disa muaj të marrë ftesë nga trajneri i skuadre U19 të Ramiz Sadikut, Fillim Guraziu.
Lenarsi është pajisur me leje speciale dhe është paraqitur për skuadrën U19 të Ramiz Sadikut në Superligën e Kosovës.
Talenti i Namanit ka rënë në syrin edhe të skuadrave ndërkombëtare, ku gjatë muajit korrik të vitit 2022, ka qenë për prova në qytetin e Winterthurit në Zvicër, ne ‘’Akademinë e Futbollit Bruno Sutter ne Axa Arena’’, me ftesë të trajnerit George Graf.
Graf ka qenë i kënaqur me Lenarsin gjatë testimeve ë Zvicër, ku e ka pajisur me një rekomandim ku flet për cilësitë e tij duke theksuar se ka një të ardhme të mirë.
IndeksOnline ka vizituar nga afër klubin e Ramiz Sadikut, ku ka zhvilluar intervistë me portierin Lenars Namani, trajnerin e portierëve, Lirim Hajdini dhe trajnerin e skuadrës U19, Fillim Guraziu.
Namani tregon se ka dy vite që është pjesë e klubit të Ramiz Sadikut, dhe shpreson që në të ardhmen të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.
Ëndrra e Lenarsit është që ta vazhdoj karrierën te skuadrat e mëdha evropiane, ku klubi i tij i preferuar është Barcelona.
Trajneri i portierëve te Ramiz Sadiku, Lirim Hajdini, për IndeksOnline ka deklaruar se qysh në fillim kanë vërejtur talentin që ka Lenarsi, dhe pret nga ai që shumë shpejt të jetë portier i parë i klubit, pasi është shumë punëtor dhe ka cilësi shumë të mira.
Puna e Lenars Namanit, ka bërë që ai të merr ftesë dhe të stërvitet tash e disa muaj edhe me gjeneratën U19, nën drejtimin e trajnerit Fillim Guraziu.
Guraziu për IndeksOnline ka thënë se arsyeja pse e ka ftuar Namanin në skuadrën e tij, është pasi ka vërejtur se Lenarsi ka të gjitha cilësitë që i duhen një portieri.
‘’Mas pari ato që i duhen një portieri Lenarsi i posedon, e ka gjatësinë, e ka fleksibilitetin, teknikisht është i mirë dhe një punëtor mjaft i madh’’, ka deklaruar Guraziu.
Ai ka shtuar se nëse Namani vazhdon me këtë ritëm dhe punën që po e bën beson se do të ketë të ardhme të ndritur.
Guraziu thotë se pavarësisht se ka shumë talenta te klubi i Ramiz Sadikut, ata janë të brengosur se futbollistët e tyre nuk po marrin ftesa të luajnë te grupmoshat e ndryshme të Përfaqësueses së Kosovës.
Ai beson që këta fëmijë e meritojnë të jenë pjesë e Kosovës pasi në të gjitha gjeneratat, ku thotë se klubi i Ramiz Sadikut është shpallur kampion ose nënkampion, dhe është klubi i cili ka nxjerr shumë talenta ndër vite.
IndeksOnline merr vesh se shumë shpejt, Lenars Namani pritet të marr një ftes tjetër, ku do të udhëtoj për prova në shtetin e Austrisë.