• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Bëhet e gjallë Besa e Pejës, emëron drejtorin e ri sportiv dhe trajner Haxhi Zekën

January 25, 2023

Pas Dritës dhe Trepçës ‘89, edhe Prishtina kundërshton Draft Statutin e ri të FFK

January 25, 2023

Nuk kanë të ndalur skandalet në FFK/ 150 mijë euro transferohen në llogarinë SC Gjilanit

January 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Bëhet e gjallë Besa e Pejës, emëron drejtorin e ri sportiv dhe trajner Haxhi Zekën
  • Pas Dritës dhe Trepçës ‘89, edhe Prishtina kundërshton Draft Statutin e ri të FFK
  • Nuk kanë të ndalur skandalet në FFK/ 150 mijë euro transferohen në llogarinë SC Gjilanit
  • Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, super përballje në gjysmëfinale
  • Ervin Skela bën hapin e madh në karrierë, merr drejtimin e skuadrës së famshme gjermane
  • Sylvinho tregon skemën që do të aplikojë te Shqipëria. Sulmuesi duhet të kthehet në mbrojtje
  • Klube nga Spanja e Italia të interesuara për Enis Bardhin
  • FC Trepça 89′ pajtohet me komunikatën e Dritës ku thuhet se draft-statuti i FFK-së ka shkelje të rënda
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Futbolli vendor»Nuk kanë të ndalur skandalet në FFK/ 150 mijë euro transferohen në llogarinë SC Gjilanit
Futbolli vendor

Nuk kanë të ndalur skandalet në FFK/ 150 mijë euro transferohen në llogarinë SC Gjilanit

By G.LJanuary 25, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Nuk kanë të ndalur skandalet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në krye me kryetarin e saj, Agim Ademi. Siç duket ky i fundit ka filluar të hyjë në panik dy ditë para Kuvendit të Jashtëzakonshëm që do të mbahet për ndryshimin e Statutit të FFK’së, i cili më së shumti i përshtatet atij dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

Gazeta Metro përmes burime të saj ka mësuar se më datën 10 janar FFK ia ka transferuar 150 mijë euro klubit të Superligës, Gjilani.

Siç thuhet transferimi i të hollave është bërë në katër rata. Rata e parë (75 mijë euro), rata e dytë (40 mijë euro), rata e tretë (20 mijë euro) dhe rata e katërt (15 mijë euro).

Të gjitha pagesat janë kryer më datën 10 janar dhe alokimi i këtyre mjeteve nuk ka kurrfarë përshkrimi.

Por, burime të Gazeta Metro brenda FFK’së tregojnë se kjo duket të jetë mobilizim i kryetarit Agim Ademi, për blerje të përkrahjes si pasojë e kundërshtimeve që kanë rrjedhur me (mos) licencimin e FFK’së nga Ministria e Sportit dhe frika e Ademit për inicim të shkarkimit të tij.

Këto pohime të Gazeta Metro mund t’i vërtetoj edhe Prokuroria nëse fillojnë hetimet rreth kësaj çështje.

Në anën tjetër, përveç Draft Statutit që është konsideruar ‘skandaloz’ që FFK’ja pret të miratohet të premten, ngjarje që ka shkaktuar bujë të madhe kohëve të fundit ka qenë edhe (mos) licencimi i saj nga Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive.

Nga një moslicencim i mundshëm i FFK’së siç dihet më së shumti penalizohen klubet të cilat pastaj nuk mund të përfitojnë nga Ligji i Sponsorizimit.

Komisioni kishte vlerësuar se lista e kushteve që nuk i ka plotësuar FFK’ja është shumë e gjatë, ku ndër të tjera mungojnë edhe dëshmitë gjyqësore që i kërkojnë ata.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme Gazeta Insajderi raportoi se një seri bonusesh të majme janë shpërndarë për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK’së.

Sipas asaj që është raportuar këto transaksione po i heton edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Në këtë denoncim, janë dhënë të gjitha detajet e transaksioneve në vlera dhjetëra-mijëra euro që janë shpërndarë tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, pagesa në emër të bonueseve që kalojnë në pagesat e rregullat që këta punonjës të FFK’së marrin.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Bëhet e gjallë Besa e Pejës, emëron drejtorin e ri sportiv dhe trajner Haxhi Zekën

January 25, 2023

Skënderbeu tenton transferimin e sulmuesit të Ballkanit

January 25, 2023

Pas Dritës një tjetër skuadër kosovare del kundër draft statutit të FFK-së: Ka shkelje të rënda

January 25, 2023

Skuadra kosovare përkrah komunikatën e Dritës për Draft-Statusin e FFK-së

January 25, 2023
AKTUALE

Bëhet e gjallë Besa e Pejës, emëron drejtorin e ri sportiv dhe trajner Haxhi Zekën

January 25, 2023

Pas Dritës dhe Trepçës ‘89, edhe Prishtina kundërshton Draft Statutin e ri të FFK

January 25, 2023

Nuk kanë të ndalur skandalet në FFK/ 150 mijë euro transferohen në llogarinë SC Gjilanit

January 25, 2023

FC Trepça 89′ pajtohet me komunikatën e Dritës ku thuhet se draft-statuti i FFK-së ka shkelje të rënda

January 25, 2023
TË TJERA

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, super përballje në gjysmëfinale

January 25, 2023

Ervin Skela bën hapin e madh në karrierë, merr drejtimin e skuadrës së famshme gjermane

January 25, 2023

Sylvinho tregon skemën që do të aplikojë te Shqipëria. Sulmuesi duhet të kthehet në mbrojtje

January 25, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.