Dëmtimi i Esat Malës ka tronditur jo pak ambientin te Vllaznia. Sulmuesi anësor nga Prizreni ishte padyshim nga më të mirët te kuqeblutë, por një rrëzim në minutat e fundit ndaj Partizanit, bëri që të dilte me ndihmën e barelës.
Dy ditët e fundit është folur shumë në lidhje me dëmtimin e tij, teksa pasditen e sotme ka reaguar vetë klubi kuqeblu, duke dhënë më shumë detaje për rikuperimin.
Vllaznia njofton se Mala theu klavikulën gjatë rrëzimit dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni për rikuperimin. Sulmuesi anësor pritet të nisë aktivitetin e lehtë fizik vetëm në fund të muajit, teksa për rikuperimin e plotë do të duhen 6-8 javë.