• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

“Si 4-vjeçar serbët ia bombarduan shtëpinë” – mediat spanjolle shkruajnë për Muriqin

February 7, 2023

Ja si pritet të jetë Superliga Evropiane

February 7, 2023

Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin për kontratën e re, zbulohet rroga vjetore e kapitenit kosovar

February 7, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • “Si 4-vjeçar serbët ia bombarduan shtëpinë” – mediat spanjolle shkruajnë për Muriqin
  • Ja si pritet të jetë Superliga Evropiane
  • Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin për kontratën e re, zbulohet rroga vjetore e kapitenit kosovar
  • Në fundjavë nis Superliga, vëmendja në Malishevë e Mitrovicë
  • Sot vendoset fati i duelit Nikli – T’89, mysafirët prezantojnë prova të reja
  • Galatasaray e “dridhë” futbollin turk me blerjen e yllit italian, detajet e marrëveshjes
  • Tërmeti tragjik në Turqi, trajneri i Sivasspor: Asistentit tim i vdiqën 15 persona nga familja
  • Lëndimi i Mujës më i rëndë seç pritej, mësohet sa kohë do të qëndrojë jashtë fushës
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Futbolli vendor»Pamje të mjerueshme nga Stadiumi i Magurës për të cilin u keqpërdorën 300 mijë euro
Futbolli vendor

Pamje të mjerueshme nga Stadiumi i Magurës për të cilin u keqpërdorën 300 mijë euro

By FFKJanuary 24, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Moskryerja e punimeve në stadiumin e fshatit Magure të Lipjanit çoi në burg nëntë persona, të gjithë zyrtarë komunal që dyshohet se kanë kryer tri vepra të ndryshme penale. Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës, keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik dhe mashtrim. Me këto veprime, këta nëntë persona dyshohen se i kanë shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit rreth 300 mijë euro.

Ish-futbollisti, Abedin Hazrollaj, që vjen nga fshati Magure, tha për Nacionalen se asnjë punë nuk është kryer si duhet në këtë stadium.

“Këtu janë 940 metra katrorë mangi sesa që duhet me qenë. 105 me 68 brenda vijave të bardha normalisht, e këtu është 62 me 100. Kemi probleme me zhveshtoret, shembull te nyjet sanitare kanë lanë tusha dhe tualete me një derë, është e pamundur shfrytëzimi logjikshëm, nuk e rrok logjika këtë veprim. Pastaj nuk kanë lanë derë hyrëse prapa, por e kanë lanë hyrjen kah fusha. Te shkallët e shikuesve, parashihet me u vendos edhe bankat rezervë të lojtarëve, gjashtë metra gjatësi dhe dy metra lartësi. A e kap logjika që në karriget pas bankës rezervë të qëndrojë ulë dikush aty, nuk kanë çka rrinë se nuk shihet asnjë sekuencë nga ndeshja.”

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për arrestimin e nëntë personave, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’.

Sipas Prokurorisë, këta persona me pozita zyrtare në Komunën e Lipjanit, kanë bërë pranimin teknik të punimeve në stadiumin e fshatit Magure të Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Përveç nëntë zyrtarëve komunal, i ndaluar është edhe një person, përgjegjës në kompaninë e kontraktuar. Ndërkaq personat e lartcekur dyshohet se i sollën dëm buxhetit komunal në vlerë rreth 300 mijë euro.

Të zëshëm për këtë rast ishin nga opozita, saktësisht nga Lëvizja Vetëvendosje, ku Alban Salihu, shef i opozitës i ka kërkuar prokurorisë që të zgjerojnë hetimet dhe subjekt i hetimeve të jetë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

“Me ditën e djeshme kanë rënë maskat. Fytyra e vërtetë e Imri Ahmetit si një përfitues personal përmes personave të tretë doli në sipërfaqe. Ne ftojmë prokurorinë të zgjerojë hetimet, kurse policinë e krimeve ekonomike ftojmë të hetojë edhe shumë kontrata të tjera po kaq abuzive nëse jo më shumë se sa rasti i stadiumit të Magurës” – ka thënë Salihu.

Komuna e Lipjanit doli dje me një reagim, ku thanë se “nuk duan të interferojmë në punën e organeve të drejtësisë, as të paragjykojmë epilogun.”

“Konsiderojmë dhe deklarojmë për qytetarët lipjanas dhe opinionin se absolutisht, nuk duam të interferojmë në punën e organeve të drejtësisë as të paragjykojmë epilogun por ju informojmë së nëse është fjala për stadiumin në Magure, të gjitha kontratat janë publike që nga koha kur janë nënshkruar dhe janë në websajtin e komunës” – thuhet në publikimin e komunës në Facebook.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Mitrovicasit gati të protestojnë për stadiumin Adem Jashari (VIDEO)

February 6, 2023

Trajneri Faruk Statovci rrëfen se si u sulmua me shkopinj bejsbolli (VIDEO)

February 6, 2023

MKRS licencon edhe 6 Federata tjera sportive, por ende jo FFK-në

February 6, 2023

Ja pse goli i lojtarit të Dukagjinit hyri në histori të futbollit kosovar

February 6, 2023
AKTUALE

Në fundjavë nis Superliga, vëmendja në Malishevë e Mitrovicë

February 7, 2023

Sot vendoset fati i duelit Nikli – T’89, mysafirët prezantojnë prova të reja

February 7, 2023

Kiqina transferohet te skuadra e Kategorisë Superiore?

February 6, 2023

Mitrovicasit gati të protestojnë për stadiumin Adem Jashari (VIDEO)

February 6, 2023
TË TJERA

“Si 4-vjeçar serbët ia bombarduan shtëpinë” – mediat spanjolle shkruajnë për Muriqin

February 7, 2023

Ja si pritet të jetë Superliga Evropiane

February 7, 2023

Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin për kontratën e re, zbulohet rroga vjetore e kapitenit kosovar

February 7, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.