• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Ditën kur FFK transferoi 150 mijë euro te Gjilani, lojtarëve iu shlyen borxhet

January 25, 2023

Llapi mposht me rezultat të thellë skuadrën austriake

January 25, 2023

Bare drejt largimit nga Espanyoli, por jo nga futbolli spanjoll

January 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Ditën kur FFK transferoi 150 mijë euro te Gjilani, lojtarëve iu shlyen borxhet
  • Llapi mposht me rezultat të thellë skuadrën austriake
  • Bare drejt largimit nga Espanyoli, por jo nga futbolli spanjoll
  • Lidhja Rajonale e Gjilanit reagon ndaj FFK-së: Ende si kemi marrë ftesat për Kuvendin e së premtes
  • Malisheva mposhtet për herë të parë pas emërimit të Bylbyl Sokolit si trajner
  • E bujshme: MKRS i kërkon largimin nga FFK, Agim Ademit?
  • Bëhet e gjallë Besa e Pejës, emëron drejtorin e ri sportiv dhe trajner Haxhi Zekën
  • Pas Dritës dhe Trepçës ‘89, edhe Prishtina kundërshton Draft Statutin e ri të FFK
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Superliga»Pas Dritës dhe Trepçës ‘89, edhe Prishtina kundërshton Draft Statutin e ri të FFK
Superliga

Pas Dritës dhe Trepçës ‘89, edhe Prishtina kundërshton Draft Statutin e ri të FFK

By FFKJanuary 25, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Klubi futbollistik, Prishtina ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare se nuk do ta votojë draft-statutin e propozuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Pas Dritës dhe Trepçës ’89, tani edhe Prishtina është bashkuar në kundërshtim të draft-statutit të propozuar nga FFK.

Me anë të një komunikate zyrtare, klubi më i trofeshëm në Kosovë ka treguar arsyet e vendimit të tyre për kuvendin e 27 janarit.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës

𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚

Klubi futbollistik “FC Prishtina” përmes kësaj komunikate njofton se nuk do ta votojë draft-statutin e propozuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Klubi jonë ka arsye të shumta për mos ta votuar këtë draft-statut, të cilat mund t’i lexoni si më poshtë:

– Mangësitë e shumta dhe futja e neneve në këtë draft-statut, kryekëput për të mbajtur në funksion zyrtarët aktual të FFK-së duke përjashtuar mundësinë e çfarëdo ndryshimi në struktura udhëheqëse të FFK-së për afate tejet të gjata. Pjesa më e madhe e komenteve janë shpërndarë nga klubet tjera dhe nuk dëshirojmë t’i përsërisim.

– I gjithë procesi i përgatitjes dhe draftimit është karakterizuar me parregullsi, mungesë transparence, si dhe mungesë të konsultimeve me klube. Ne fakt, është krejt e paqartë kush e ka draftuar këtë statut dhe kush e ka caktuar “grupin e punës”, i cili e ka përgatitur këtë draft duke mos konsultuar për asnjë moment përfaqësuesit e klubeve e në këtë rast edhe FC Prishtinën.

– Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, njërën nga arsyet për mos licencim të FFK-së i përmend parregullsitë në organizimin e Kuvendit te kaluar të Federatës. Në vend të përmirësimit të gabimeve të së kaluarës, FFK vazhdon me organizim të një Kuvendi tjetër, duke vazhduar me parregullsi sikurse në të kaluarën. Kjo na bën me dije se gjasat për tejkalim të situatës dhe licencimit te FFK nga ana MKRS janë minimale, për të mos thënë nuk ekzistojnë.

– Në fakt, FC Prishtina konsideron se ky statut është problemi më i vogël me të cilin është duke u ballafaquar futbolli kosovar aktualisht. Mos-licencimi i FFK-së ka sjellë si pasojë pamundësinë e realizimit të së drejtës për përfitim nga ligji për sponsorizim që është impakti me pozitiv në futbollin kosovar që nga ndërkombëtarizimi i futbollit tonë në UEFA dhe FIFA.

– Komitetit Ekzekutiv i FFK në vend së të ndërmarrë hapa urgjent për të zgjidhur këtë situatë në mënyrë që të evitojë bankrotimin total të klubeve tona, merret me përpjekje për kontrabandim të një statuti, i cili në mendjen e tyre u siguron funksione të përjetshme, përfitime materiale të pafundme e shumë pak punë siç kanë bërë deri më tash.

– Si përfundim, FC Prishtina asnjëherë nuk do të përligjë me votën e saj shkatërrimin që është duke ju bërë këtij sektori nga ana FFK-së, e cila është federata e vetme në botë, e cila e fokuson energjinë në luftimin e klubeve të cilat i përfaqëson. FC Prishtina nuk do të pajtohet asnjëherë që të tregtojë ardhmërinë e gjeneratave të fëmijëve tanë, për të mbajtur në funksion njerëz që vizionin e vetëm për zhvillim dhe përparim të futbollit e kanë zhvatjen dhe përfitimin e parave në kurriz të perspektivës së fëmijëve dhe të rinjve kosovarë që e duan futbollin dhe duan të rriten në ambient të shëndetshëm, të rrethuar shpresa për sukses.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Ditën kur FFK transferoi 150 mijë euro te Gjilani, lojtarëve iu shlyen borxhet

January 25, 2023

FC Trepça 89′ pajtohet me komunikatën e Dritës ku thuhet se draft-statuti i FFK-së ka shkelje të rënda

January 25, 2023

Skënderbeu tenton transferimin e sulmuesit të Ballkanit

January 25, 2023

Futbollisti i Malishevës bëhet pishman, i rikthehet ”ish-it”

January 24, 2023
AKTUALE

Ditën kur FFK transferoi 150 mijë euro te Gjilani, lojtarëve iu shlyen borxhet

January 25, 2023

Llapi mposht me rezultat të thellë skuadrën austriake

January 25, 2023

Lidhja Rajonale e Gjilanit reagon ndaj FFK-së: Ende si kemi marrë ftesat për Kuvendin e së premtes

January 25, 2023

Malisheva mposhtet për herë të parë pas emërimit të Bylbyl Sokolit si trajner

January 25, 2023
TË TJERA

Bare drejt largimit nga Espanyoli, por jo nga futbolli spanjoll

January 25, 2023

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, super përballje në gjysmëfinale

January 25, 2023

Ervin Skela bën hapin e madh në karrierë, merr drejtimin e skuadrës së famshme gjermane

January 25, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.