Lojtari më i spikatur i Lirisë, Liridon Fetahaj, ka shkruar në profilin e tij në Facebook duke theksuar se objektivi kryesor vijon të jetë rikthimi në Superligë.
Liria sot u mposht 3-2 në “Përparim Thaçi” nga Llapi në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës. Liridon Fetahaj ishte lojtari me paraqitjen më të mirë nga vendasit, përcjell Futbollikosovar.net.
Futbollisti prizrenas shkroi në profilin e tij në Facebook duke i falënderuar bashkëqytetarët e tij dhe tifogrupin “Arpagjikët”. Atyre u premtoi se fokusi do të vijojë të qëndrojë te rikthimi në Superlië.
Postimi i Fetahajt: