• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Rekordi i veçantë i Mërgim Berishës

February 3, 2023

Pasi shënoi golin e parë me Al Nassr, vjen reagimi i Ronaldos

February 3, 2023

Nuk ndalet Mergim Berisha, shënon përsëri me Augsburgin (VIDEO)

February 3, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Rekordi i veçantë i Mërgim Berishës
  • Pasi shënoi golin e parë me Al Nassr, vjen reagimi i Ronaldos
  • Nuk ndalet Mergim Berisha, shënon përsëri me Augsburgin (VIDEO)
  • Berisha mund të transferohet në Turqi
  • “El Classico” do të luhet në Meksikë, Laliga konfirmon lajmin
  • Kampi Nacional hap dyert për akomodimin e ekipeve kombëtare
  • Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës
  • Fantastik Muslija, gjen edhe golin e radhës në Bundesliga II
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»MERKATO»Pas Krasniqit, Cluj është interesuar edhe për një lojtar tjetër të Ballkanit
MERKATO

Pas Krasniqit, Cluj është interesuar edhe për një lojtar tjetër të Ballkanit

By R.JJanuary 18, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Kampioni i Rumanisë në futboll, Cluji, ka shprehur interesim për ta transferuar edhe sulmuesin tjetër të skuadrës së Ballkanit, Meriton Korenica. KOHA ka mësuar se Cluji ia ka kërkuar Ballkanit edhe Korenicën. Ditë më parë Cluji prezantoi Ermal Krasniqin. Krasniqi debutoi me gol me fanellën e klubit rumun.

“Ka interesim nga Cluji për Meriton Korenicën. Por jemi duke shikuar edhe një klub nga Belgjika që po ashtu ka shprehur interesim për futbollistin tonë. Janë edhe disa lojtarë të tjerë që janë në listat e klubeve të ndryshme evropiane. Por, do të analizohet më e mira për futbollistët”, ka thënë një zyrtar i klubit suharekas në kushte anonimiteti për KOHËN të mërkurën.

Sulmuesi 26-vjeçar ka pasur paraqitje të mira me fanellën e Ballkanit, si në kampionatin e Kosovës ashtu edhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Korenica po vazhdon me formë të mirë edhe në miqësoret që Ballkani është duke i zhvilluar në Antalia të Turqisë. Ai ka shënuar dy golat në dy fitoret e Ballkanit. Ballkani të mërkurën fitoi 1:0 ndaj klubit elitar të Bullgarisë, Beroe. Korenica shënoi edhe në fitoren 1:0 ndaj Kaysarit të Kazakistanit. Korenica të mërkurën për KOHËN ka thënë se i takon klubit të vendosë për të ardhmen e tij. Ai me Ballkanin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

“Sa u përket ofertave e di më mirë klubi, pasi unë kam kontratë me Ballkanin dhe jemi duke biseduar vazhdimisht nëse vjen diçka konkrete. Dhe, nëse ka diçka konkrete që u përshtatet të dyja palëve pse jo. Do të jetë një ëndërr e realizuar lëvizja në ndonjë kampionat tjetër në Evropë”, ka thënë Korenica.

Ai insiston se fokusin e ka te Ballkani. Me Ballkanin synon mbrojtjen e titullit të kampionit.

“Për momentin jam këtu dhe jam i fokusuar te Ballkani. Por, ne do të vazhdojmë për ta mbrojmë titullin e kampionit. Jemi një grup shumë i mirë i lojtarëve që ndihmojmë njëri-tjetrin dhe gjithnjë japim maksimumin. Shpresoj që në fund të kampionatit të shpallemi kampion sërish”, ka thënë Korenica.

Korenica më herët karrierë ka bërë edhe te Shkëndija e Tetovës, Liria e Prizrenit dhe Prishtina. Ai është i kënaqur me zhvillimin e tij, e po ashtu edhe formën që po kalon në vitet e fundit.

“Jam i kënaqur me formën që po kaloj dhe shpresoj të vazhdoj ende më shumë me këtë formë, si unë ashtu edhe ekipi. Mendoj se të gjithë po kalojmë në një formë të mirë dhe shpresoj që të vazhdojmë së bashku të tregojmë paraqitje të mira. Unë po e jap maksimumin gjithmonë dhe golat janë motiv shtesë për mua. Jam i lumtur që po e ndihmoj ekipin, por më shumë ka rëndësi fitorja se kush shënon”, ka thënë Korenica.

Mundësinë për ta vazhduar karrierën jashtë vendin e kanë edhe disa futbollistë tjerë të dëshmuar te Ballkani. Ndër emrat më të përfolur janë ai i Lindon Emërllahut, Albion Rrahmanit dhe Lumbardh Dellovës./Koha/





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

ZYRTARE: Prishtina nënshkruan me ish-mbrojtësin e Portos

February 2, 2023

Ergys Kaçe bëhet me skuadër të re

February 2, 2023

Prishtina transferon mesfushorin e talentuar

February 2, 2023

Befasi: Ballkani nënshkruan me talentin shkupjan

February 1, 2023
AKTUALE

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës

February 3, 2023

Stadiumit kosovar i vihen shiritat, nisin hetimet

February 3, 2023

Drita fiton miqësoren ndaj ekipit që e eliminoi Gjilanin nga Evropa

February 3, 2023

Persona të papërgjegjshëm bëjnë shllajfa në stadiumin kosovar

February 3, 2023
TË TJERA

Rekordi i veçantë i Mërgim Berishës

February 3, 2023

Pasi shënoi golin e parë me Al Nassr, vjen reagimi i Ronaldos

February 3, 2023

Nuk ndalet Mergim Berisha, shënon përsëri me Augsburgin (VIDEO)

February 3, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.