Klubi i Juventusit ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Apelit në Federatën Italiane për t’i hequr 15 pikë bardhezinjve në renditjen e sezonit aktual në Serinë A. Klubi ka dalë me një komunikatë të avokatëve të tij, Mauricio Belakosa, Davide Sanxhorxho dhe Nikola Apa, të cilët po ndiqnin këtë çështje.
“Vendimi sotëm i për revokim nga Këshilli i Apelit, duket një padrejtësi në trajtimin e Juventusit dhe drejtuesve të saj, në krahasim me çdo klub apo anëtar tjetër të tyre.
Presim të lexojmë me vëmendje motivimet për të bërë reklamimet e rastit para Kolegjit të Komitetit Olimpik. Megjithatë, evidentojmë që tani se vetëm Juventusit dhe drejtuesve të saj, u atribuohet shkelja e një rregulli që vetë drejtësia sportive kishte njohur vazhdimisht se nuk ekzistonte.
Vlerësojmë se bëhet fjalë për një padrejtësi të dukshme edhe ndaj miliona ndjekësve, që kemi besim se do të shkojë në vend në shkallën tjetër të drejtësisë sportive”, theksonin avokatët e klubit.