I shpallur “non grata” nga tifozëria e Kosovës, “Dardanët”, Andi Zeqiri po përjeton një sezon komplet të dështuar me Baselin. Ai është në rënie të madhe si futbollist.
E shënoi një gol javën e kaluar, por ishte krejt i padobishëm sepse Basel humbi 3-2 kundër Lucernit. Sot qëndroi në fushë me Baselin për 79 minuta, mirëpo nuk ishte aspak i dallueshëm, transmeton Futbollikosovar.net.
Andi Zeqiri pak vite më parë e trajtoi Kosovën për turp. Tani duket se gjërat po i rikthehen në bumerang. Nga Brighton që ishte dikur tani është në Basel dhe as këtu s’po shkëlqen dot.
Ai ka shënuar një gol në 11 ndeshjet e fundit në kampionatin zviceran. Madje shpesh edhe po lihet në bankinë nga trajneri Frei.
Humbi Kosovën, nuk e fton më as Zvicra dhe i kanë mbetur vetëm 4 gola të shënuar në të gjithë sezonin e sivjem të kampionatit. Andi Zeqiri po përjeton një rënie të madhe.