Në 20 tetor të 2019 erdhi një legjendë e futbollit anglez, Brian Deane i cili ishte pritur edhe nga kryetari i Ferizajit, Agim Aliu. Madje ishte thur edhe me elozhe, teksa kompania e tij do të angazhohej për promovimin e sportit ferizajas si dhe për infrastrukturën sportive në Ferizaj. Brian Deane, Benjamin James Rees, Oliver Codrington ishin aksionar të Ferizajt me 51%. Premtimet nga Brian Deane ishin organizim të mirë te Ferizaj duke thënë se kjo skuadër do të jetë e organizuar dhe do ta kërkoj daljen në Europë, shkruan Gazeta Arena.
Megjithatë qëndrimi i tij ishte shumë i shkurtër. Ai s’bashku me kompaninë e tij u largua në 23 dhjetorin e 2019-ës. Infrastruktura, promovimi i futbollistëve dhe Evropa e premtuar nuk u arritë asnjëherë nga futbollisti që peshkoi shumë klube në Angli, madje Ferizaji në po atë edicion ra edhe në Ligën e Parë, shkak situatës që ishte krijuar në kampin ferizajas.
Mirëpo anglez duket se tani ka gjetur një destinacion të ri, ndonëse vetëm është paralajmëruar një bashkëpunim. Dean të mërkurën mbrëma ishte mysafir i skuadrës së Voska Sport në Maqedoninë e Veriut. Sipas asaj që është njoftuar nga klubi shqiptar, lajmërohet se në të ardhmen do të ketë një bashkëpunim, ndonëse po shpresohet që bashkëpunimi të jetë i frytshëm, apo mund të dal edhe e kundërta siç ndodhi edhe me Ferizajin.