Cristiano Ronaldo ka gjetur golin e parë në kampionatin arab të futbollit, me skuadrën e Al Nassr.
Portugezi shënoi nga penalltia në minutat e fundit të ndeshjes, duke barazuar rezultatin në 2-2 kundër skuadrës Al-Fateh, shkruan IndeksOnline.
Ronaldo është shprehur i lumtur me golin e tij të parë me skuadrën e Al Nassr.
“I lumtur që shënova golin tim të parë në Ligën Saudite dhe për përpjekjen e madhe të gjithë ekipit për të marrë një barazim të rëndësishëm në një ndeshje shumë të vështirë!”, ka shkruar 37 vjeçari në profilin e tij zyrtar.
Happy to have scored my first goal in the Saudi league and great effort by whole team to achieve an important draw in a very difficult match! 💪🏼
💛💙 pic.twitter.com/3Ll56WrkWn— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) February 3, 2023