Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 19-të në dy grupet e Ligës së Parë, A dhe B.
Rezultate interesante janë arritur në Grupin A, ku lideri aktual Feronikeli ka barazuar me vendin e fundit në tabelë Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 1-1.
Liria ka marrë tre pikë të rëndësishme pasi ka mposhtur Trepçën 2-1, derisa edhe Phoenix ka marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj A&N.
Fitore si vendas ka marrë edhe Istogu 2-1 ndaj Rilindjës si dhe Rahoveci 2-0 ndaj Drenasit.
Ndeshje interesante janë zhvilluar edhe në Grupin B, ku lideri Fushë Kosova ka marrë tre pikë të rëndësishme duke mposhtur Vllazninë e Pozhoranit 1-0.
Fitore në derbin lokal ka marrë edhe Ulpiana 2-1 ndaj Arbërisë, derisa Vushtrria u befasua nga Ramiz Sadiku pasi pësoi 1-2.
Flamurtari ka mposhtur 2 Korrikun 1-0 në derbin e qytetit, derisa dueli mes Vjosës dhe Kikës përfundoi pa gola 0-0. /Gazeta Olle/
Grupi B