Xhiroja e 17 në Ligën e Parë vijon edhe këtë të dielë me pesë ndeshje në dy grupet.
Në Grupin A zhvillohen tri ndeshje, vëmendja do të jetë Vitomericë mes Istogut dhe Phonix, që ndajnë vendin e tretë dhe pestë në vetëm tre pikë. Vazhdimësia e fitoreve do të jetë edhe objektivi nga dy skuadrat.
Duele të tjera në të njëjtin grup janë Rahoveci – A&N, me vreshtarët që janë favorit në letër, dhe Rilindja 1974 – Vëllaznimi, me dy skuadrat që kërkojnë fitoren e parë në edicionin pranverorë.
Në anën tjetër zhvillohen dy ndeshje. Vllaznia në Pozheran pret Vjosën. Vllaznia kërkon fitoren e parë, derisa Vjosa ti kthehet fitoreve.
Sfida tjetër do të jetë në Kamenicë mes Kikës dhe Ramiz Sadikut.