Sot janë zhvilluar dy ndeshjet krysore të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.
Ballkani e priti Dritën ndërsa Gjilani, Prishtinën.
Në Suharekë u përballën dy rivalët e vetëm për titull. Përballja solli një ndeshje shumë të mirë dhe cilësore ani pse nuk solli fitues duke u mbyllur me rezultat 1:1.
Ish-futbollisti i famshëm, Arsim Plepolli ka komentuar këtë ndeshje derisa ka thënë se niveli i futbollit të Kosovës e ka kaluar atë në Bosnje e Hercegovinë.
“Dje e pash ndeshjen Zeljeznicarit dhe Sarajevës tani e shikoj Ballkani – Drita, tjetër nivel futbolli Kosovës, ka super ngritje dhe cilësi”, ka skruar Plepolli në Facebook.
Të kujtojmë se Kampionati i Kosovës në ranglistjen e UEFA-së tashmë ka kaluar kampionatet si ai i Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi.