Presidenti i Federatës së Andorrës, Felix Alvarez, ka komentuar barazimin e ‘famshëm’ në ndeshjen ndaj Kosovës.
Ishte ky një rezultat i jashtëzakonshëm dhe historik për këtë kombëtare, me festën e madhe që u pa edhe tek futbollistët pas ndeshjes.
Alvarez tha se ajo që kanë arritur në ndeshjen ndaj Kosovës e bën të gjithë vendin krenar, duke thënë se kjo është një dëshmi e qartë që kjo kombëtare po rritet dita-ditës.
“Është padyshim një rezultat historik, me vlerë të madhe duke pasur parasysh se Kosova është e 106-ta në botë dhe sapo kishte barazuar në Izrael. Ne po korrim frytet e punës së mirë që po bëjmë prej shumë vitesh. Ajo që kemi arritur ndaj Kosovës e bën të gjithë vendin krenar, dhe është një dëshmi që ky ekip po rritet në bazë të punës“, tha fillimisht ai.