Klubi i Futbollit, Prishtina sot ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin Ismet Munishin.
Munishi u emërua trajner i klubit kryeqytetas nëntë muaj më parë, njofton Klankosova.tv.
Ai para dy jave kishte deklaruar se është trajneri më i mirë në Kosovë, madje shtylla më e fortë e futbollit të Kosoës.
“Unë jam trajneri më i mirë në Kosovë. Për çdo gjë mund të më sulmojnë. Por unë dhe futbollistët e mi jemi shtylla më e fortë e ekipit, ndërsa unë jam shtylla më e fortë e futbollit të Kosovës. Te ne duhet të ngritët vetëdija”, kishte deklaruar Munishi pas fitores së Prishtinës ndaj Llapit.