Ka përfunduar derbi i xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani dhe Prishtina kanë luajtur baras, pa gola 0:0
Dy skuadrat patën rastet e tyre në pjesën e parë, por që nuk shënuan. Kurse, në 45 minutat e dytë, pak u pa lojë.
Trajneri i Gjilanit, Zekrija Ramadani u shpreh se ishte real barazimi, por që aplikimi i lojës së tij është kuptuar i tëri nga Debatik Curri.
“Në pjesën e parë kemi qenë një hap mbrapa. Faktori kryesor është Debatik Curri, nga koha kur kemi qenë në Prishtinë kemi ndarë mendime, dhe skema të lojës, dhe sot u pa ku unë e nderrova tri herë skemën e lojës, dhe në tre raste ai kuptoi. Më mire sot ka qenë barazim se humbje, e kemi parë që Prishtina ka shënuar edhe ndaj Ballkanit edhe ndaj Llapit. Jemi me kembë në tokë, sot kemi mbaruar me Prishtinën”, tha Ramadani.