Gjilani ka marrë një fitore spektakolare 1-5 në udhëtim te Trepça ’89.
Ka qenë një ndeshje ku ka shkëlqyer Albert Dabiqaj pasi ka realizuar pesë gola në këtë takim.
Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka folur pas ndeshjes duke thënë se ishte ndeshja më e mirë e këtij sezoni.
“Ishte ndeshja më e mirë e kampionatit. Ishte fillimi më i mirë që kemi pasur ndonjëherë. Goli i pranuar nga Trepça ’89, na mobilizoi. Edhe pse me një lojtar më pak në fushë mblodhëm forcë dhe arritëm të shënojmë edhe gola tjerë”.
“Kjo është një biletë për në Evropë që nuk duhet ta humbim. Objektivi normalisht është Kupa, por edhe në kampionat kemi pozitë të mirë”, ka thënë Ramadani.
Tutje Ramadani vlerësoi paraqitjen e Dabiqajt, por edhe të gjithë skuadrës në këtë sfidë.
“Rezultati nuk do koment dhe jo vetëm Dabiqaj, por edhe gjithë lojtarët tjera kanë dhënë maksimumin në çdo takim. Më vjen keq që humbëm derbin, por me këtë fitore shlyejmë sado pak borxhin ndaj tifozëve që na kanë përkrahur maksimalisht”, ka thënë Ramadani. /Gazeta Olle/