FC Prishtina është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Ismet Munishit.
Klubi nga kryeqyteti ka shkarkuar dje trajnerin Ismet Munishi pas rezultateve negative që ka arritur në javët e fundit në futbollin vendor.
Një nga emrat e përfolur për zëvendësimin e Ismet Munishit është trajneri i njohur në vendin tonë, Ramiz Krasniqi.
Në një prononcim për ‘GazetaBic Sport’, Krasniqi ka theksuar se ende nuk është kontaktuar nga klubi, por që ekziston si opsion.
“Ekziston si opsion, mirëpo nuk jam kontaktuar nga FC Prishtina”, tha shkurtimisht Ramiz Krasniqi.
Kujtojmë se Ramiz Krasniqi ishte trajner i kombëtares U-19 të Kosovës së fundmi.