Një rast tejet diskutabil është regjistruar në takimin ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, e zhvilluar sot në Gjilan, në kuadër të javës së 26-të kampionale.
Gjilani dhe Llapi ndan pikët 2:2 në stadiumin me bari sintetik, shkruan lajmi.net.
Vendasit në minutat shtesë protestuan ashpër në gjyqtarin Genc Nuza, duke pretenduar për një penallti.
Sulmuesi i Gjilanit, Baton Zabërgja, u rrëzua në zonën e penalltisë teksa pas një dueli me lojtarët e Llapit përfundoi në “sandwich”.
Gjyqtari Genc Nuza vendosi të rishikonte momentin me sistemin VAR, por as ajo nuk e bindi të akordonte penallti në favor të “kuqebardhëve”.
Momentin në fjalë mund ta shikoni në videon e mëposhtme