Llapi ka zyrtarizuar sot afrimin e sulmuesit të talentuar Rinor Hoxha.
22-vjeçari është bashkuar me Llapin pas rikthimit nga Knada ku po qëndronte për arsye familjare, derisa ai ka qenë pjesë e Vllaznisë së Pozheranit.
Përkundër prezantimit të sulmuesit te Llapi, ka ardhur reagimi i Vllaznisë që ka lajmëruar se Hoxha ka kontratë me ta deri në qershor të vitit 2023.
Nëpërmjet një njoftimi, Vllaznia ka reaguar ashpër duke cilësuar veprimin e Llapit si amatoresk, teksa kanë shkruar se as zhvillimi i ndeshjeve në garat evropiane nuk i kanë ngritur nivelin llapjanëve.
Njoftimi i plotë nga KF Vllaznia Pozheran:
INFORMIM PËR PUBLIKUN
Klubi i Futbollit 𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 – 𝐏𝗼𝐳𝐡𝐚𝐫𝐚𝐧, njofton opinionin rreth lajmit se KF Llapi ka arritur marrëveshje me lojtarin Rinor Hoxha i cili është pjesë e klubit tonë dhe ka kontratë valide deri në Qershor 2023.
Ne si klub jemi tej mase të befasuar se si një klub i Superligës në mënyrë amatoreske tenton të transferoj lojtar duke mos respektuar minimalisht klubin me të cilin lojtari ka kontratë duke mos patur as një kontakt.
Duket qartë se zhvillimi i ndeshjeve në garat evropiane nuk e kanë profesionalizuar as pak këtë skuadër duke mbetur ende nivel i ultë me mendësi të menaxhimit provincial.
Kërkojmë nga FFK që të me merr masa duke mbrojtur të drejtat e secilit anëtar të tij pa dallime dhe anime!e anime!