Me tri ndeshjet e luajtura sot është përmbyllur java e 22-të në Albi Superligë, përcjell Fansat e Futbollit Kosovar.
Llapi u mposht në shtëpi nga Prishtina me rezultat 0:2. Me këtë fitore kryeqytetasit mbesin ende në luftë për vendin e tretë që dërgon në gara evropiane.
Fitore me rëndësi shënoi edhe Gjilani në shtëpi ndaj T’89 me rezultat minimal 1:0. Me këtë fitore ‘Skifterat’ kanë ruajtur distancën me Prishtinën.
Ndërkaq në Therandë Ballkani nuk arriti të shfrytëzonte në maksimum gabimin e Dritës, ku barazuan 1:1 me Dukagjinin. Me këtë barazim ekipi i ilir Dajës e qon në katër diferencën e pikëve me bardhekaltërit.
TABELA E PLOTË: