• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Batatina “këshillon” Lirinë: I duhet një trajner vendor, gjynah nëse nuk inkuadrohet në Superligë me këta lojtarë

February 4, 2023

Panik në Drenas, anëtari i Feronikelit pëson sulm nga epilepsia

February 4, 2023

Ekskluzive: Trepça 89 mund të fitoj në tavolinë sfidën me Niklin

February 4, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Batatina “këshillon” Lirinë: I duhet një trajner vendor, gjynah nëse nuk inkuadrohet në Superligë me këta lojtarë
  • Panik në Drenas, anëtari i Feronikelit pëson sulm nga epilepsia
  • Ekskluzive: Trepça 89 mund të fitoj në tavolinë sfidën me Niklin
  • “Çele guri gojën” Idrizi – iku në zhveshtore pa thënë asnjë fjalë pas eliminimit në Kupën e Kosovës
  • Trajneri i Mallorcas: I fola Muriqit sepse e pashë në ankth, në tre ndeshjet e fundit ishte pak i vëmendshëm
  • Kukësi kërkoi 300 mijë euro dëmshpërblim nga Musolli në FIFA, por në fund u gjet një zgjidhje
  • Pamje ekskluzive nga “Riza Lushta” i cili u bë cak i hajnave tre herë brenda katër ditëve (FOTO)
  • Flamurtari – Vushtrria: Kjo skuadër triumfon me penalltive
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Legjionarët»Rënia apokaliptike e Halimit – “dardani” që zhgënjeu në vitin 2022
Legjionarët

Rënia apokaliptike e Halimit – “dardani” që zhgënjeu në vitin 2022

By FFKJanuary 2, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Vit tretës ishte 2022-ta për Besar Halimin. Disa kohë pa klub. Nuk bindi as në Letoni. Pastaj u zhvendos në ligën e dytë greke. Shtatë ndeshje në tërë vitin. Shpresat për një të ardhme të ndritshme që ngërthente dikur rezultuan iluzion në sirtar për mesfushorin “dardan”.

Besar Halimi për një pjesë të madhe të publikut kosovar përbënte mesfushorin kreativ, që dilte jashtë skemave me teknikën e tij të rafinuar, por që dhuronte herë-herë spektakël me stilin që kishte kur luante për Kombëtaren e Kosovës.

Duke i renditur këto përshkrime duket se ka kaluar një milenium i tërë, pasi situata e tanishme është krejtësisht ndryshe. Viti 2022 për Halimin shënoi një tatëpjetë akoma më të frikshme sesa viti paraprak.

U la i lirë nga të gjithë. Edhe nga Riga në futbollin letonez ku përfundoi gjatë sezonit 2021/2022. As në futbollin baltik nuk arriti që të linte gjurmë, duke mos ia dalë që të ishte qoftë edhe në përbërjen titullare.

Shumë javë e muaj e shoqëruan mesfushorin anamoravas duke qenë pa klub. Tek pastaj me vështirësi të theksuar arriti të bëhet me skuadër të re. U transferua në Apollon Smyrnis, gjegjësisht në klubin që luan në kategorinë e dytë greke.

Nga fillimi i nëntorit ka filluar të luajë rregullisht. CV-ja e tij për më 2021 regjistroi vetëm shtatë paraqitje, ku ka arritur të lërë gjurmë vetëm me një asist. Asgjë tjetër. Kaq!

Dikur pjesë e grupmoshave të reja të Gjermanisë dhe disa klubeve shumë më të rëndësishme sesa ato që përfundoi në dy vitet e fundit, si Mainz, FSV Frankfurt, Brondby dhe Sandhausen – sot e gjen vetën në rënie të dhimbshme.

Asnjë ftesë nga Giresse

Alain Giresse filloi kapitullin e tij si përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës me dy miqësoret e marsit 2022, kundër Burkina Fasos, gjegjësisht Zvicrës. Nga atëherë e deri në ndeshjet e fundit që zhvilloi Kosova në nëntor kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe, Besar Halimi nuk ishte pjesë e asnjë liste.

Nuk u ftua as kur lojtarët titullarë u pushuan siç ishte rasti i listës për ndeshjet miqësore të nëntorit të sivjetëm. Forma e brishtë e Halimit bëri që ai të lihej anash edhe nga Kombëtarja që e zgjodhi pa pendesë tetë vjet më parë.

Hera e fundit që u paraqit me Kosovën daton më 14 nëntor 2021, në ndeshjen kualifikuese për Ligën e Kombeve kundër Greqisë, ku inkuadrohej në pjesën e dytë duke luajtur 20 minuta.

Me Kosovën ai numëron gjithsejtë 32 paraqitje, ku mbahet mend për 3 gola të shënuar dhe 4 asiste. Sigurisht në kujtesën e të gjithë tifozëve të Kosovës mbetet goli i tij që shënoi më 31 mars 2021 kundër Spanjës në udhëtim, në humbjen 3:1. Shënonte thuajse nga gjysmëfusha. Një gol që as portieri Simon nuk do ta harrojë për një kohë të gjatë.

Gjithsesi, shumë pak kujtime në krahasim me potencialin që kishte dikur mesfushori kosovar. Ai transmetonte shumë gjallëri me vizionin që kishte për lojën sa herë që futej në fushë. Gjatë kohës kur Bernard Challandes ishte përzgjedhës i Kosovës, kishte më së shumti minuta dhe gëzonte njashtu edhe formën më të ndritshme.

Që atëherë, vetëm keq e më keq. Teposhtë e më teposhtë. Për fat të keq, ai ishte edhe protagonisti negativ nga “dardanët” në vitin 2022. Jo që nuk ka pasur edhe të tjerë. Sigurisht që Valon Berisha, Astrit Selmani, Florent Hasani dhe Lirim Kastrati nuk është se bëjnë shumë dallim, por asnjë si Halimi. Zhgënjimi i vitit 2022!/nacionale





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Edhe një kosovar transferohet në Kampionatin Turk

February 4, 2023

Statistika fenomenale në Itali – a duhet të rikthehet në kombëtare Idriz Voca?

February 4, 2023

Fantastik Muslija, gjen edhe golin e radhës në Bundesliga II

February 3, 2023

Sevilla zyrtarizon fatin e Adnan Januzajt

February 3, 2023
AKTUALE

Batatina “këshillon” Lirinë: I duhet një trajner vendor, gjynah nëse nuk inkuadrohet në Superligë me këta lojtarë

February 4, 2023

Panik në Drenas, anëtari i Feronikelit pëson sulm nga epilepsia

February 4, 2023

Ekskluzive: Trepça 89 mund të fitoj në tavolinë sfidën me Niklin

February 4, 2023

“Çele guri gojën” Idrizi – iku në zhveshtore pa thënë asnjë fjalë pas eliminimit në Kupën e Kosovës

February 4, 2023
TË TJERA

Trajneri i Mallorcas: I fola Muriqit sepse e pashë në ankth, në tre ndeshjet e fundit ishte pak i vëmendshëm

February 4, 2023

Kukësi kërkoi 300 mijë euro dëmshpërblim nga Musolli në FIFA, por në fund u gjet një zgjidhje

February 4, 2023

Edhe një kosovar transferohet në Kampionatin Turk

February 4, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.