Liverpool pati zero mëshirë ndaj Manchester United në përballjen e të dielës që u zhvillua në Anfield në kuadër të Premier Ligës, duke e mposhtur 7 me 0. Liverpool – Manchester United është derbi më i madh në Premier Ligë, prandaj kjo është epërsia më e thellë në këtë derbi.
Sa i përket La Ligës, El Clasico është ndeshja më me peshë. Rezultati më i lartë që është arritur në një ndeshje është kur në vitin 1943 në kuadër të Copa Del Rey, Real Madridi kishte mposhtur Barcelonën 11 me 1.
Me të njëjtin rezultat kishte përfunduar edhe ndeshja e vitit 1971, kur Bayern Munih pati fituar 11 me 1 kundër Borussia Dortmund. Kjo është epërsia më e lartë e arritur në derbin më të madh të futbollit gjerman.
Kalojmë në Itali, tek derbi dela Madonina. Në kuadër të Serie A në sezonin 2000/01, Milani kishte mposhtur Interin 6 me 0. Atë kohë gazetat italiane kishin raportuar se një tifoz i Interit ishte futur në fushë duke i thënë Costacurtas që ai dhe futbollistët e Milanit të ndalojnë së shënuari.
Nga derbit e top pesë ligave evropiane, mbetet Paris Saint Germain – Marseille. Katër gola është dallimi në dy ndeshje në përballjet e këtyre skuadrave. Parisi kishte fituar 5 me 1 në vitin 2017, dhe Marseille 4 me 0 në vitin 1986.