Trajneri Senad Alirifa ka vendosur që të dorëhiqet nga posti i trajnerit të Rahovecit.
Rahoveci regjistroi një humbje të papritur gjatë ditës së sotme. A&N i shënoi disfatë 2-1 në terrenin të vet duke lënë një shije të hidhur në kampin rahovecas, shkruan Futbollikosovar.net.
Pa kaluar as tri orë nga fundi i ndeshjes, trajneri Senad Alirifa përmes një shkrimi në profilin e tij në “Facebook” njoftoi se ka dhënë dorëheqje.
Arsyeja që i dha shtysë këtij vendimi sipas tij ishte humbja e sotme. Alirifa tha se ndihet mirë me vitet e kaluara te Rahoveci dhe i uroi shumë suksese në vijim.
Ky ishte statusi i tij në Facebook: