Akhmat Grozny shënoi sot fitore në ndeshjen ndaj Orenburg, e vlefshme për javën e 18-të në Premierligën ruse.
Kjo ishte ndeshja e parë për skuadrën çeçene në këtë vit në kampionat, e cila u mbyll me rezultatin 3:1, shkruan Gazeta Express.
Bernard Berisha kontribuoi me gol në fitoren e vendasve. Futbollisti kosovar shënoi nga pika e penalltisë në fundin e pjesës së parë (45+3′).
Për Berishën ishte ky goli i tij i katërt këtë sezon.
Akhmat Grozny renditet i gjashti në tabelë me 29 pikë.