Ylli portugez, Cristiano Ronaldo nuk është pjesë e formacionit të vitit 2022.
Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA në Paris të Francës ka emëruar 11-shën me të mirë për vitin 2022.
Aty kishte vend për shumë yje të futbollit evropian, por jo edhe për Ronaldon, transmeton lajmi.net.
Viti 2022 ishte një vit jo aq produktiv për yllin portugez.
Ai kishte probleme në jetën e tij personale dhe atë profesionale.
E kjo bëri që ai mos të jetë pjesë e formacionit më të mirë të vitit për herë të parë që nga viti 2007.
Kujtojmë që në 11-shën e vitit 2022 ishin Thibaut Courtois, Joao Cancelo, Virgil van Dijk, Achraf Hakimi, Luka Modric, Kevin de Bruyne, Casemiro, Karim Benzema, Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Leo Messi.