Skuadra e Napolit sonte luan ndeshjen e kthimit në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndaj Eintracht Frankfurtit.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani u paraqit në konferencë për media, para ndeshjes së nesërme në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, shkruan Lajmi.net
Rrahmani thotë se skuadra e tij duhet të ketë shumë kujdes në këtë takim përkundër rezultatit në ndeshjen e parë (2 me 0) në të mirë të italianëve.
“Mund të rrëshasim si në lëkurë të bananes. Duhet të kemi shumë kujdes, ata nuk kanë çfarë humbasin dhe luftojnë deri në vdekje…”, ishin fjalët e Rrahmanit në konferencë
Skuadra e Napolit dhe Eintracht Frankfurtit luajnë sot nga ora 21:00 në stadiumin e ekipit italian.