• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Trajneri Sylvinho dhuron ‘show’ me topin në stërvitjet e Shqipërisë

March 25, 2023

Alarm kuqezi, ylli i skuadrës mungon në stërvitje

March 25, 2023

Trajneri Sejdiu optimist para ndeshjes me Izraelin: Është momenti i duhur për kualifikim

March 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Trajneri Sylvinho dhuron ‘show’ me topin në stërvitjet e Shqipërisë
  • Alarm kuqezi, ylli i skuadrës mungon në stërvitje
  • Trajneri Sejdiu optimist para ndeshjes me Izraelin: Është momenti i duhur për kualifikim
  • Izrael – Kosova, Sejdiu: Mendoj se ka ardhur koha, tani jemi shumë më të pjekur
  • Vlera financiare e Kosovës dukshëm më e madhe se ajo e Izraelit, ndikojnë yjet Muriqi, Rrahmani e Zhegrova
  • Muriqi: Ëshë koha për t’u fokusuar, hajde Kosovë
  • Izrael – Kosova, kaq shikues do të jenë sot në “Bloomfield Stadium”
  • Forma e ‘frikshme’ e Izraelit si vendas
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Kosova»Sahiti: Disa e duan dështimin e Kombëtares për inatet që kanë ndaj Agim Ademit
Kosova

Sahiti: Disa e duan dështimin e Kombëtares për inatet që kanë ndaj Agim Ademit

By FFKFebruary 27, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Injorimi që Komiteti Olimpik i Kosovës i bëri punës dhe arritjeve të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, në manifestimin “Laureatët e vitit 2022”, ka bërë bujë në media. Por, disa prej tyre, të cilat vazhdimisht vjellin vrerë kundër të parit të futbollit kosovar dhe vet institucionit që ai drejton, e kanë shfrytëzuar edhe këtë rast për t’u përpjekur të fusin përçarje, madje duke mos e kursyer edhe ekipin kombëtar.

“Më sa duket egoizmi i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka arritur shkallën më të lartë, pasi ai plasi nga inati pse sulmuesi i Kombëtares Vedat Muriqi e fitoi para tij Çmimin Special 2022”, ky është vetëm një paragraf i një artikulli përplot mllef i njërit prej portaleve që ditë e natë vjell vrerë kundër FFK-së.

Dhe pikërisht ky shkrim ka bërë që drejtori i Kombëtares së Kosovës, legjenda e futbollit Muharrem Sahiti, të reagojë ashpër, duke vlerësuar se tashmë gjithçka i ka tejkaluar kufijtë.

“Është vërtetë për keqardhje se si disa media janë vërsulur kundër FFK-së. Madje, duke mos kursyer as Kombëtaren. Si mund të aludojnë në diçka të tillë, kur presidenti Ademi është aq i afërt me futbollistët e Kombëtares dhe mundohet të japë çdo gjë nga vetja për t’i ofruar atyre kushtet më të mira dhe për t’i motivuar për sukses. Ai i gëzohet formës dhe golit të gjithsecilit prej lojtarëve të kombëtares më shumë se secili prej nesh. Ai iu gëzua edhe vlerësimit për Vedatin dhe ekipin kombëtar, për çka më ka përgëzuar personalisht menjëherë pas ceremonisë së KOK-ut. Por, duket se disa e duan edhe dështimin e Kombëtares për shkak të inateve që kanë ndaj Agim Ademit“, ka theksuar Muharrem Sahiti për “Futbolli.info”.

Ai ka thënë se disa media dhe grupe të interesit, të cilat e duan kapjen e FFK-së, nuk zgjedhin mjete e metoda për ta sulmuar kreun e FFK-së.

“Ata janë në gjendje të fusin edhe përçarje në ekipin kombëtar vetëm e vetëm që të përpiqen t’i arrijnë qëllimet e tyre. Dhe këtë e bëjnë pikërisht në prag të ndeshjeve të Kombëtares! Këtë e kanë bërë edhe në të kaluarën dhe po e bëjnë prapë. Mirëpo, nuk do të kenë sukses në këtë synim keqdashës. FFK dhe ekipi i Kombëtares janë plotësisht të përqendruar në ciklin kualifikues dhe të gjithë të bashkuar synojmë arritjen e objektivit që ia kemi vënë vetes – kualifikimin në Evropian. Normalisht, për këtë na duhet edhe përkrahja e tifozëve dhe e opinionit të gjerë, për të cilët s’kam as më të voglin dyshim që do të jenë përkrah nesh, kurse ata që kanë synime tjera le t’i vazhdojnë ato, por do të mbesin si gjithherë të zhgënjyer”, ka shtuar tutje Sahiti.

Sa i përket mosndarjes së çmimit nga KOK-u për kreun e FFK-së, Sahiti ka thënë se është gabim, të cilin edhe vet krerët e KOK-ut duhet ta pranojnë.

“Agim Ademi e ka merituar të shpallet punëtori më i mirë i sportit për vitin 2022 dhe këtë nuk mund ta mohoj askush. Puna dhe investimet që ai ka bërë në futboll janë vlerësuar nga të gjithë, duke filluar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ai i UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku. E ajo që është më e rëndësishmja, ai vlerësohet çdo ditë nga komuniteti i gjerë i futbollit. Por, çuditërisht këto arritje të Ademit nuk kanë qenë të mjaftueshme për ‘komisionin vlerësues’ dhe as për Bordin e KOK-ut për ta nderuar me mirënjohje, në një manifestim që u kushtohet pikërisht të arriturave në sportin tonë!”, ka thënë Sahiti.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Trajneri Sejdiu optimist para ndeshjes me Izraelin: Është momenti i duhur për kualifikim

March 25, 2023

Vlera financiare e Kosovës dukshëm më e madhe se ajo e Izraelit, ndikojnë yjet Muriqi, Rrahmani e Zhegrova

March 25, 2023

Kosova synon rezultat pozitiv ndaj Izraelit

March 25, 2023

Kosova përzgjedh fanellat me të cilat do të luajë

March 25, 2023
AKTUALE

Izrael – Kosova, Sejdiu: Mendoj se ka ardhur koha, tani jemi shumë më të pjekur

March 25, 2023

Futbollisti i Lirisë lë “gjurmë” në barazimin e Nambisë ndaj Kamerunit

March 25, 2023

Arrest shtepiak për Agim Ademin, reagon UEFA

March 24, 2023

U-21: Kosova – Moldavia, mbyllet ndeshja me këtë rezultat

March 24, 2023
TË TJERA

Trajneri Sylvinho dhuron ‘show’ me topin në stërvitjet e Shqipërisë

March 25, 2023

Alarm kuqezi, ylli i skuadrës mungon në stërvitje

March 25, 2023

Trajneri Sejdiu optimist para ndeshjes me Izraelin: Është momenti i duhur për kualifikim

March 25, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.