Futbollisti i Ferizajt, Bujar Shabani para ca ditësh ka pësuar një lëndim në sy.
Duket se ai është rikuperuar nga ky lendim dhe që neser do ti bashkohet klubit të Ferizajt në stërvitje.
Presidenti i klubit sot vizitoi nga afër mesfushorin që tash e disa ditë ishte i shtrirë në spital, ku I urojë rikthim sa më të shpejtë në fushë.
Postimi I plotë:
Presidenti i klubit ishte sot në vizitë tek mesfushori ynë Bujar Shabani, që tash e disa ditë ishte i shtrirë në spital.
Bashkë me anëtarët e tjerë të stafit, presidenti Abazi u njoftua nga afër me gjendjen shëndetësore të Bujarit, ku edhe i uroi rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës.
Bujari, siç duket e ka lënë pas lëndimit në sy dhe ka njoftuar se që nga nesër do i bashkohet ekipit në stërvitje.
Luftëtarët si puna e Bujarit nuk e kanë ndryshe! Të gatshëm për aksion, duke i tejkaluar edhe pritshmëritë e fazës rehabilituese.
Të presim ta vazhdosh shkëlqimin, BONGO