Futbollisti kosovar, Milot Rashica, sot ka arritur të shënoj edhe një gol tjetër për skuadrën e Galatasarayt.
Edhe pse Rashica i dha epërsinë Galatasarayt, në fund ata u mposhtën nga Konyaspor me rezuultart 2-1, shkruan IndeksOnline.
Pas humbjes sulmuesi i Kosovës ka thënë se nuk është e lehtë të pranohet kjo humbje duke thënë se duhet të vazhdojnë përpara për të arritur te suksesi.
”Nuk është e lehtë ta pranosh këtë disfatë pas kaq shumë kohësh fituese, por duhet të vazhdojmë, të gjithë së bashku si një familje e vërtetë. Faleminderit për mbështetjen masive.”, ka shkruar Rashica në Facebook.