ST Pauli pushtohet prej shqiptarëve. Pas dy reprezentuesve të Kosovës: Betim Fazliut e Leart Paqaradës, klubit gjerman iu shtua edhe një trajner kosovar. Grupmoshat e reja të ekipit që bën gara në Bundesliga 2, i janë besuar Petrit Merovcit.
Përveç licencave për trajner, Petrit Merovci është afër ta përfundoi fakultetin e edukimit fizik. Ai po ashtu ka përfunduar trajnime të ndryshme për trajner mental.