KF Barileva u rikthy si klub pasë 22 vite por nuk ka stadium.
Vërshimet të cilat ndodhën këtë vit, ia shkatrruan fushën ku mbi 100 fëmijë të klubit KF Barileva po zhvillonin talentin e tyre duke e patur më afër se kurrë vendtakimin me shokët e duke zhvilluar ndeshjet në fshatin e tyre.
Tani e 3 muaj skuadra ka mbetur pa fushë, ku nuk po mund të zhvillojmë ushtrimet dhe as ndeshjet kampionale!
“Kërkojmë nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës që të na ndihmojë duke na rikthyer fushën në dispozicion sepse këta fëmijë meritojnë të zhvillojnë ëndrrën e tyre”, thanë nga KF Barileva për Fansat e Futbollit Kosovar.