Analisti i rregullt në emisionin “Dueli Sportiv” dhe tashmë trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli ka treguar se cilat janë objektivat e tij me skuadrën që po e drejton.
Ai tha fillimisht se: “Fokusi im dhe i ekipit është sigurimi i ekzistencës në Superligën e Kosovës. Nuk do të thotë se do të dorëzohemi për kupë, por do të jetë e vështirë”.
Sokoli po ashtu shtoi se: “Ne do japim maksimumin, jam optimist që do të kemi prezentin të mirë. Beteja në dy fronte është kafshatë e madhe në vete, por unë besoj në këta djema, sepse kupa sjell gjithmonë befasi”, tha Sokoli.