Sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll do të zhvillohen dy ndeshjet kryesore të javës së 24-të.
Ballkani si lider do të jetë nikoqir i Dritës, që zë vendin e dytë në tabelë.
Ky duel do të zhvillohet në Suharekë.
Ndërsa, në Gjilan, këta të fundit do të takohen me Prishtinën.
Dy sfidat nisin nga ora 13.
Kujtojmë, dje përfunduan tri duelet tjera. Në gjitha to, rezultati ishte 2:1.
Ferizaj e mposhti Llapin, Dukagjini njëjtë Malisheven e Trepça 89 fitoi ndaj Drenicës.