Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se sot do të mbahet Komisioni i Garave rreth ndeshjeve të zhvilluara në vikend në kuadër të Kupës së Kosovës rrethit të 1/8 së Finales.
Ku do të mbahet edhe vendimi i ndeshjës tonë mes KF FERONIKELI 74 – Trepça’89, ndeshje e zhvilluar në Ditën e Shtunë më 04.02.2023.
“Ne do ti shfaqim dhe provat të cilat i posedojmë që mbështesin ankesën tonë, prova të cilat i posedojmë nga vet llogaria e Klubit në sistemin e Transferimeve Internacionale të FIFA-së, Transfer Matching System (FIFA TMS) dhe sistemin e Transferimeve Kombëtare të Federatës së Futbollit të Kosovës e cila është nën operimin e FIFA-së, FIFA CONNECT (FIFA CMS)”, njofton Trepça 89.
“Ku më së miri shihet se si Klubi Futbollistik FERONIKELI 74 ka llogari të mbyllur të transferimeve nga vet FIFA në FIFA TMS dhe shfaqim llogarin tonë se si duhet të duket kur nuk ke llogari të mbyllur (ndales) për transferime nga FIFA, të njejtën do ta shfaqim edhe në FIFA CMS sistemi i transferimeve të mbrendshme FFK se si shfaqet kur ke përfunduar gjithë detyrat për regjistrimin e futbollistit në FFK dhe jo vetëm kerkesen”.
Transferimet e KF FERONIKELI 74
Transferimet e KF TREPÇA’89
Transferimet e ish Futbollistëve të KF TREPÇA’89 në Klubet e reja.
Dhe pas gjithë këtyre provave do ta shfaqim një faqe nga dokumenti i FIFA për një rast në të kaluarën ku jemi denuar nga vet FIFA dhe tregon se si edhe FFK e ka të obligueshme bllokimin e sistemit të transferve të mbrendshme.
“Lusim komisionin përkatës që të marrin vendimin e duhur dhe të reflektojnë sa më drejtë rreth këtyre qështjeve të cilat janë shumë serioze”, njofton 89-shi.