Statistikat e mesfushorit Albin Krasniqi në ndeshjen e ditës së djeshme kundër Dritës ishin të jashtëzakonshme.
Krasniqi ishte lojtari që ka vrapuar më shumti, e që nuk u ndal deri në fishkëllimen e fundit të gjyqtarit.
“Mos të harrojmë se e gjithë ekipa ishte në nivelin maksimal, duke treguar angazhim e vendosshmëri që pikët e plota të mbesin në Ferizaj”, shkruan faqja zyrtare e Ferizajt.
Dje, Ferizaj fitoi 2:1 ndaj Dritës. Kurse, Krasniqi këtë edicion u transferua nga ‘Intelektualët’ tek ‘Ujqit’.