Anësori i talentuar i Malishevës, Drilon Hazrollaj, është ftuar për herë të parë nga Kosova U21 ka mësuar Gazeta Metro.
Burime të Gazeta Metro kanë bërë të ditur që 19-vjeçari, i cili po kalon formë fantastike këtë edicion do të jetë pjesë e ‘Dardanëve’ të rinj në grumbullimin e ardhshëm.
Kosova U21 do të zhvillojë kamp përgatitor në Turqi, të tretin me radhë, gjatë muajit mars.
Grumbullimi do të zgjas nga 20 deri më 28 mars dhe pritet që gjatë këtyre ditëve të luhen edhe dy ndeshje miqësore.
Ndryshe, Hazrollaj ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë këtij sezoni në Superligën e Kosovës, duke qenë një nga lojtarët kyç të Malishevës.
Ai në 13 paraqitje ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar dy asistime.
Vlen të theksohet se në të kaluarën ka qenë pjesë e Kosovës U19, me të cilën ka zhvilluar tre ndeshje.